Ashtu sikur edhe pritej Argjentina do ta kishte shumë të vështirë ndeshjen përballë Bolivisë në transfertë, pasi niveli i lartësisë 3600 metra mbi nivelin e detit nuk është i zakonshëm për kombëtaren e Mesit.

Miqtë zhvilluan një nga ndeshjet më të vështira në aspektin fizik në La Paz të Bolivisë për shkak se lartësia u krijoi probleme të mëdha në frymëmarrje. Mesi u shfaq në formë të dobët për shkak të mungesës së oksigjenit, sulmuesi mësohet se volli gjatë pushimit të pjesës së parë. “Është e vështirë që të luash në një lartësi të tillë, prandaj mendoj se arritëm një rezultat pozitiv.

Disave prej shokëve të ekipit u merreshin mendtë” deklaroi Mesi. Po ashti edhe asi i Realit të Madridit Di Maria vuajti shumë duke kërkuar madje edhe ndihmën e oksigjenit artificial për të mbushur mushkëritë me ajër. Barazimi nuk e shqetëson Argjentinën, pasi kryeson grupin me 24 pikë, e ndjekur nga Ekuadori me 4 pikë më pak.


d.b/shqiptarja.com