Këngëtarja sharmante e skenës shqiptare Argjentina Ramosaj, nuk ndalet, ajo luan me ngjyrat e flokëve.

Teksa i hedhim një vështrim fotove të publikuara në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, vëmë re që Argjentina nga brune dje ishte rikthyer në bionde.

Arsyeja e këtij ndryshimi të shpesht, duket se është reagimi i fansave të saj.

argjentina ramosaj

Kur publikoi një foto me ngjyrë të errët shumë prej fansave të saj shkruanin se ishte egërsuar shumë dhe bjonde ishte më e ëmbël.

Ndoshta kjo mund të jetë dhe arsyeja e këtij ndryshimi në pamje?

Së shpejti Argjentina do të sjell edhe një klip të ri në bashkëpunim “Three Dots”.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)