Argjentina zhgënjen në debutim, Kolumbia e fortë për 'albicelestët'. Sonte Uruguaj-Ekuador
Futbollistët e Argjentinës duke u larguar në fundin e ndeshjes
U mendua se do të ishte kompeticioni ku më në fund do të shpaloste të gjithë potencialin, por Argjentina i ka nisur me humbje ndeshjet e Kupës së Amerikës. Në Arena Fonte Lova të Brazilit skuadra ‘albiceleste’ u mposht 0-2 nga Kolumbia, e cila përveç golave dominoi edhe në lojë.
Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola Kolumbia arriti të prishte ekulibrat në minutën e 71, falë Martinez që realizoi një supergol. Argjentina përpiqet të reagoi por tentativat janë larg të qenit të rrezikshme, ndërsa 4 minuta para fundit të lojës së rregullt, Zapata i futur si zëvendësues konkretizoi një kundërsulm të Kolumbisë, duke dyfishuar rezultatin dhe duke vulosur shifrat përfundimtare në të njëjtën kohë.
Në fund vjen një humbje që koplikon situatën në Grup, pavarësisht se deri më tani ky është takimi i vetëm i zhvilluar. Sonte në orën 21:00 Paraguaji dhe Qatari, dy skuadrat e tjera të këtij grupi do të përballen me njëra tjetën. Ndërkohë në momentet e para të ditës së hënë, ekzaktësisht në 00:00 do të luhet sfida Uruguaji-Ekuador.
Një takimi i vështirë për Uruguajin që për herë të parë në 2019 do të luajë një ndeshje me Edison Cavani-n dhe Luis Suarezin, dy sulmuesit që i kanë munguar në 6 muajt e parë për shkak dëmtimesh. Ndërkohë për shkak të zgjedhjeve të trajnerit Tabarez, Lucas Torreira, futbollisti i Arsenalit, pritet ta nisë nga stoli.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.3%
-
Pak
12.3%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 policja tutore! ‘Koka’ një kolumbiane, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza
21 Mars, 09:50
-
Dëmtohet Lionel Messi, nuk përfshihet në listën e Argjentinës: Doja shumë të luaja, trishtim
18 Mars, 15:52
-
Argjentinë/ Protesta të dhunshme kundër politikave ekonomike të qeverisë, pensionistë dhe tifozë përplasen me policinë
13 Mars, 13:41
-
VIDEO/ Vdekja e Maradonës, prokurori tregon foton e rëndë! Nis gjyqi në Argjentinë, shtatë persona të akuzuar
12 Mars, 11:12
-
Humbja në tre finale radhazi me Argjentinën, Di Maria: Ende vijoj të marr mjekime
18 Shkurt, 15:02
-
Barazoi rekordin e Maradonës në kombëtare, Lautaro: Vit spektakolar
20 Nëntor 2024, 22:00
-
Barazojnë Gjermania e Holanda, Bosnje-Hercegovina zbret në Ligën B! Martinez si Maradona, kthen Argjentinën te fitoret (VIDEO)
20 Nëntor 2024, 12:23
-
GOLAT/ Messi shkëlqen dhe vendos rekord me tre gola dhe dy asiste, Argjentina shënon gjashtë herë dhe shkëputet në krye! Brazili me 'poker'
16 Tetor 2024, 08:31
-
Argjentina s'ia del sërish, pengesë bëhet Venezuela! Brazili rikthehet te fitorja, 3 pikë me përmbysje kundër Kilit (VIDEO)
11 Tetor 2024, 13:53
-
Spektakël por jo fitues në Holandë-Gjermani! Kolumbia thyen Argjentinën, Brazili në krizë (VIDEO)
11 Shtator 2024, 12:17
-
Lot për Di Marian, 'fideo' i jep lamtumirën Kombëtares! Argjentina spektakël kundër Kilit, Dybala shënon me 10-ën e Messit (VIDEO)
6 Shtator 2024, 13:27
-
Pse u deshën 2 orë për të anuluar golin e Argjentinës ndaj Marokut?
25 Korrik 2024, 20:57