Argjentinë, fjalimi i presidentes në 
 ikje që përloti mijëra mbështetës

Argjentinë, fjalimi i presidentes në <br /> ikje që përloti mijëra mbështetës
Presidentja në ikje e Agjentinës Cristina Fernandez de Kirchner, ka bërë një fjalim emocionues për mbështetësit e saj në Buenos Aires. Ajo u ka bërë thirrje njerëzve për të marshuar në rrugë nëse ato ndihen të tradhtuar nga qeveria e re e qendrës së djathtë. Konservatori Mauricio Macri, i cili fitoi me një balotazh muajin e kaluar u betua si presidenti i ri i Argjentines.

Duke iu drejtuar dhjetëra e mijëra mbështetësve të saj jashtë pallatit presidencial Casa Rosa në Buenos Aires, zonja Fernandez tha se: “Ne besojmë në atë që kemi arritur, ndaj duhet të sigurohemi që këto gjëra të mos shkatërrohen. Kur të ndjeni që ata të cilët u keni dhënë besimin dhe votën ju kanë tradhtuar, merrni flamurin”.

Zonja Fernandez dhe Nestor Kirchner ka mbajtur pushtetin në Argjentinë për 12 vjet. Ajo është nderuar për zgjerimin e përfitimeve të mirëqenies, si dhe futjen e të drejta të reja civile të tilla si martesave të homoseksualëve.

fernandes argjetine

Ndërkohë, presidenti i ri Mr Macri përballet me një mori problemesh ekonomike, inflacionin e lartë e një sërë problemesh të tjera. Argjentina ka vuajtur edhe nga rëniet në çmimet e mallrave dhe të rezervave valutore të huaj, duke e vështirësuar tërheqjen e investitorëve të jashtëm.

mauricio macri

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash

Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash