Arhondi i Fundit, filmi i panjohur
shqiptar në 6 vende të Europës

Arhondi i Fundit, filmi i panjohur <br />shqiptar në 6 vende të Europës
Gjashtë vende europiane kanë realizuar një film për historinë e Shqipërisë. Është shfaqur në televizionet e tyre publike duke nisur nga viti 2005, por çuditërisht ende nuk ka mbërritur në Shqipëri.

Ende nuk është bërë e njohur arsyeja e këtij bashkëpunimi të rrallë mes 6 vendeve, por filmi i është referuar historisë së Shqipërisë dhe ka në qendër të tij, pikërisht shqiptarët. Vendet që janë bashkuar në këtë ndërmarrje të rrallë janë krijues, aktorë etj, por edhe televizionet publike në Greqi, Turqi, Francë, Spanjë, Bullgari dhe Poloni.

"Arhondi i Fundit" është realizuar në gjuhën frënge dhe i dubluar në pesë gjuhët e tjera. Skenarin e tij e ka realizuar shkrimtari turk, thuhet me origjinë shqiptare; Necati Cumli, skenografia nga Michel Leviant, Francë. Fotot Anastas Yanekev dhe Svlletllana Caneve, Bullgari. Producent Pascal Bensoussan, Francë. Muzika e shkruar, është një kompozim i autorit grek Theodhoraqis.

Filmi është xhiruar në një terren të përafërt si me atë të Shqipërisë në: Bullgari. Në terren dhe studion e xhirimit luajnë aktorët nga Franca, Greqia, Spanja, pra nga të gjashtë vendet e sipërshënuara, fatkeqësisht apo fatmirësisht, jo nga aktorë shqiptar!

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën SHQIPTARJA.com(print), 5 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK