Këshilli i Qytetit të Manchesterit njoftoi se këngëtarja Arjana Grande, do të marrë titullin e parë si “ Qytetarë Nderi” .

Këngëtarja do të njihet për veprimet e saj pas sulmeve të 22 majit pas shfaqjes së saj “Dangerous Woman” në Manchester Arena ku u vranë 22 persona dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.

Ariana udhëhoqi edhe përpjekjet për organizimin e koncertit “ One Love Manchester” të 4 qershorit  i cili mlodhi 3.5 milion dollarë për Fondin e Urgjencës “ We love Manchester” të ngritur nga Këshilli i qytetit dhe Kryqi i Kuq.
grande
Sipas kreut të Këshillit të qytetit, Richard Leese, shumë njerëz e kanë konsideruar tashmë Ariana si "një qytetare nderi". Duke u bërë kështu edhe e para “Qytetarë Nderi” jashtë zonës së Madhe të Manchesterit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com