Shfaqja MTV European Music Awards i mbajtur në Hydro Arena në Glasgow ka qenë një mbrëmje me surpriza sa i përket këngëtarëve të cilët kanë kryesuar.

Ariana Grande ka marrë 6 çmime dhe është larguar me dy çmime fituese e ndër to “Artistja më e mirë femër” me hitin e saj “Problem” dhe hitin “single, Break Free”.

Këngëtarja është në lidhje me Big Sean.

ariana grande

Ariana kishte zgjedhur për performancën e saj një “body” në ngjyrë gri dhe çizme të gjata.

Të dytët që kanë qenë shumë të vlerësuar ishin grupi “One Direction” të cilët janë kurorëzuar me tre çmime “Best Pop, Best Live, Biggest Fans”.

Në të njëjtën kategori kanë qenë edhe U2 në vazhdim me Alicia Keys e cila ka treguar edhe barkun e saj të rritur.

Nicki Minaj është ajo që ka mbetur në mendjen e çdokujt me ndryshimet e veshjeve në çdo dalje mbi skenë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)