Ariana Grande vizitë surprizë
fansave në spital

Ariana Grande vizitë surprizë<br />fansave në spital
Këngëtarja amerikane,  Ariana Grande, i ka bërë një surprizë fansave të saj në spital të cilët u plagosën gjatë shpërthimeve në Manchester.

Ajo u dërgoi atyre dhurata të shumta si dhe i firmosi autografe.

Babai i një vajze të vogël e cila u vizitua nga ylli i popi, u shpreh se vajza e tij ndjehej si një “yll rroku”  tani.

Lily Harrison, ishte nga të paktët persona që u plagosën në sulmin terrorist në Manchester.

Vogëlushja kishte veshur një veshje të Ariana Grandes me një arush të stërmadh në shtratin e saj, dhe duket shumë e lumtur ndërkoh që merr përqafimin nga idhulli I saj i popit.

Babi I Lily u shpreh për BBC, se ajo ishte shumë e emocionuar dhe nervoze përpara takimit , “ ne ishim dhoma e fundit që ajo po vizitonte dhe emocioni vetëm rritej” tha ai.

Këngëtarja Grande, do të mbajë këtë të dielë një koncert bamirësie në Manchester. Mësohet se të mbijetuarit e shpërthimit do ti bashkohen këngëtares në skenë. 

Biletat e koncertit të së dielës u nxorën në shitje dje në orën 10:00 dhe u shitën të gjitha brenda 6 minutave.
[gallery]22551[/gallery]
Redaksi Online
J.SH Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal