"Komunikimi me anën e një psikologu në situatën në të cilën u ndodh Ruzhdi Arishta, do të zbuste sjelljen dhe kundërveprimin e tij".-kështu shprehet Valdete Hoxha, drejtoresha e Spitalit Psikiatrik të Shkodrës.
Sipas saj gjithçka mund të ishte shmangur. Mungesa e profesionalizimit në një komunikim të qetë, me 56 vjecarin shkaktoi edhe ngjarjen e rëndë.
"U çudita kur dëgjova që Ruzhdi Arishta ka bërë të tilla probleme, të tilla skena. Në moment sikur të isha në Shkodër do të ma merrte mendja që të shkoja dhe Ruzhdija s'do të arrinte deri aty sa të vriste edhe punëtorin e policisë. Komunikimi me të ndoshta dhe do ta zbuste edhe atë sjellje dhe atë kundërveprim që ka bërë"-thotë drejtoresha
Doktoresha kujton se Ruzhdi Arishta për herë të fundit ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në vitet 1987-1988, por ai nuk përbënte rrezikshmëri për të tjerët.
"Ka shumë vite në '87-88. I sëmuri me depresion nuk paraqet rrezikshmëri për te tjerët ndërsa këto me depresion më tepër paraqesin rrezikshmëri për vetveten. Ky dhe gjatë qendrimit në spital ka vite që nuk është shtruar dhe gjatë qendrimit në spital ka qenë natyrë e heshtur, natyrë e qetë"-shton Hoxha
Pasditen e së shtunës 52-vjeçari Ruzhdi Arishta plagosi me armë komshiun e tij 21-vjeçar Besar Sherbela e më pas qëlloj për vdekje edhe përgjegjësin e grupit të FNSH-së Shkodër oficer Simon Gjeta.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO