ARIZONA - Një shofer kamioni ka përplasur disa makina policie të parkuara anash rrugës në një autostradë të Arizonës.

Jorge Espinoza, 33 vjeçar, po udhëtonte me shpejtësi rreth 100 kilometra në orë me kamionin e tij. Ai po merrej me celularin e tij dhe nuk pa tre makinat e policisë para tij.

Nga forca e përplasjes, një oficer policie i cili po vendoste një gjobë në momentin e përplasjes, mbeti i vdekur.

Espinoza, i cili shpëtoi pa dëmtime, tha se nuk i pa automjetet e policisë pasi po shikonte në pasqyrën e tij, një kamion që sapo kaloi në drejtimin e kundërt.

Ai gjithashtu shtoi se nuk e përdori celularin e tij gjatë udhëtimit pasi ishte në kundërshtim me politikat e kompanisë pë të cilën punonte.

Por kamera në kamion tregon të kundërtën. Shoferi u mundua t’a mbulonte kamerën me kuletën e lekëve. 

Hetuesit thonë se Espinoza përdori celularin për të hyrë në Facebook, Youtube si dhe adresa porno.

Vetë shoferi u vetëshpall i pafajshëm për 20 akuza duke përfshirë dhe një për vrasje të gradës së dytë.

Redaksia Online
(Erin Dini /a.ç/shqiptarja.com)