Deputeti Arjan Ndoja i kërkoi Niko Peleshit që të vendoste rregull në parlament. Ai i tha se nëse palët e secilës forcë nuk flasin për çështje të rendit të ditës, duhet t’u ndërpritet fjala.
“Për të vendosur rregull në parlament, duhet t’i referoheni rregullores, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ju keni autoritetin dhe detyrën kushtetuese, ligjore dhe në bazë të aktit që rregullon marrëdhëniet e Kuvendit, të mos tregoheni konformist, as emocional për të menduar më shumë se ç’duhet, por për të marrë vendime. Nëse s’bëhet fjalë për çështje të rendit të ditës, ndërpritjani fjalën kujtdo, qoftë të forcës suaj, qoftë forcës sonë. Nuk mjafton vetëm prezenca e znj. Ismaili, por edhe e ministrave të tjerë që të bëjmë një punë që të jetë e dobishme edhe për publikun”, tha Ndoja.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të kufizoni kohën që të mos flasim! Shtyhen 3 interpelanca me Nufin, Kumbaron e Koçiun











