Arjan Sala do shpallet dëshmor/ Shokët e tij tregojnë si hyri në magazinën me flakë për të shpëtuar kolegët: Ia mori bombolën nga dora një personi
Arjan Sala dhe magazina ku humbi jetën si pasojë e flakëve
TIRANË- Arjan Sala u kthye në shtëpi i pajetë pas një lufte me zjarrin prej nga ku shpëtoi jetët e shumë njerëzve që gjendeshin në magazinat nëntokësore të një qendre tregtare.
Armand Abazaj dhe Gentjan Goga po bisedonin me djalin trim në oborr dhe njoftimi për zjarrvënie shtyu për të kapërcyer pragun, ku njërin prej tyre po e priste vdekja.
Armand Abazaj: Vetë u drejtua për tek pika e zjarrit ku ishte flaka dhe tymi i madh. Ky ishte imazhi i fundit sepse unë nuk arrita dot kurrë t’i jap ndihmë. Nuk di çfarë të them…
Ata ishin tre veta që hynë për të shpëtuar jetë njerëzish, por Arjani nuk doli kurrë. Iu tha dhe miqve “dilni, dilni”, ndërkohë me një bombol u drejtua drejt vatrës së zjarrit, e cila i mori jetën mes tymit dhe shtëllungave që nuk u administruan dot edhe nga forcat zjarrfikëse që mbërritën në vendngjarje.
Armand Abazaj: Ai, ne na tha të dalim jashtë. Ne, punëtorëve, kush ishte aty. Ishim diku 5-6 veta, nuk e kam fiksuar se ishte tmerr i vërtetë.
Gentjan Goga: Ia ka marrë bombolën nga dora një personi që ishte aty se ishin para nesh dhe nuk na kishin njoftuar. Ne shkuam pak sekonda pas tij. Në atë moment, ai hyn në magazinë, dalin persona të tjera që ishin aty. Ne, në moment paniku drejtohemi të marrim bombolat. Aty u bë shumë shpejt, maksimumi 1 minutë, 1 minutë e gjysmë.
Zëvendës ministri i mbrojtjes njoftoi nisjen e procesit për shpalljen “Dëshmor të Atdheut” të Arjanit që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët. Ndërsa presidenti si mjaft qytetarë të tjerë ngushëlloi për humbjen e të riut.
Ekspertiza nuk ka dalë ende por ka shumë pikëpyetje mbi shërbimin zjarrfikës, nëse kanë apo jo pajisjet e duhura për të administruar vatra të tilla zjarri./TCH
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
61.7%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 366
Lajme të tjera
-
Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes
3 Maj, 15:40
-
Orges Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun, Partizani kërkon trofeun më 26 maj
3 Maj, 15:24
-
VIDEOLAJM/ Aksident te mbikalimi i Shkozës, furgoni përmbyset në mes të rrugës
3 Maj, 13:13
-
Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo
3 Maj, 12:38
-
Tirana e 'gjymtuar' në Laç, Erbim Fagu: Më erdhi keq për pikët e humbura në derbi
3 Maj, 11:00
-
Venezueliani drejtonte rrjetin e prostitucionit të homoseksualëve në Tiranë! Klientët kontaktonin në faqe interneti kundrejt pagesave 150 - 300 euro (EMRAT)
3 Maj, 10:17
-
Tiranë, makina e policisë del nga rruga dhe bie në lumin e Lanës tek Ura e Shkozës, dy efektivët e Shqiponjës mbeten të lënduar (FOTO)
3 Maj, 09:11
-
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari
3 Maj, 08:51
-
Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor
2 Maj, 16:04
-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
2 Maj, 14:56
-
E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit dhe humb jetën
2 Maj, 14:52
-
Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë
2 Maj, 14:35
Eshte nje humbje jete para kohe.., nje dhimbje e madhe per familjen... u prehte ne paqe ! Nga menyra se si e diskutuan politikanet qe nga presidenti e me radhe eshte nje “ vjedhje “ e dhimbjes se familjareve... nje glorifikim dhe hipokrizi .. me kujtojne Myrteza Kepin... Isuf Pllocin... Shyqyri Kanaparin... e gjith heronjte e socializmit.... Boll mos i vidhni dhimbjen familjareve te tij... dhimbjen e tyre nuk e sheron as deklaratat dhe as dekoratat tuaja o politiqene hipokrite..
PërgjigjuKetij djali i ndrihte shpirti ne Parajse e pushofte ne Paqe! Shteti shqiptar t'i akordoje pension te plote femijes se tij, se ai femije meriton te rritet jo vetem krenar per Babain e tij, por edhe me dinjitet. Ai e meritom titullin deshmor, por dhe po nuk ja dhane ai ka respektin e kombit shqiptar.
PërgjigjuEdhe qytetar nderi i Tiranes t`a shpallin sepse ka bere akt heroik dhe ka treguar se ka qene nje qytetar i denje i kryeqytetit! Ngushellime familjes, shoqerise dhe kolegeve!!
Përgjigju