Arjen Robben rinovon kontratën,
te Bayern Munih deri më 2018

Arjen Robben rinovon kontratën,<br />te Bayern Munih deri më 2018
Arjen Robben ka rinovuar kontratën me Bayern Munih deri në 30 qershor 2018. Kontrata e tij skadonte në fund të këtij sezoni dhe 32-vjeçari fillimisht dëshironte një rinovim dyvjeçar, por në fund palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
 
"Arjen është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij. Ai ka luajtur pothuajse për tetë vjet me ne dhe është bërë pjesë e rëndësishme e klubit. Jemi të kënaqur që do ta veshë edhe për një vit tjetër fanellën e Bayernit”, tha kryetari i bordit të klubit, Karl Heinz Rummenigge.
 
Robben shtoi: "Jam shumë i lumtur, klubi është ndër më të mirë në botë dhe Munihu është bërë shtëpi e dytë për mua dhe familjen time. Dua të luaj në nivelin më të lartë dhe të fitoj sa më tepër tituj të jetë e mundur”.
d.i./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë