Arka e shtetit bosh
konsultime për përmirësime

Arka e shtetit bosh<br />konsultime për përmirësime
TIRANE- Kryeministri Edi Rama, në selinë e rikonstruktuar të Kryeministrisë priti dje ambasadorët e akredituar në vendin tonë dhe një grup përfaqësuesish të institucioneve ndërkombëtare e të sipërmarrjes së huaj në Shqipëri. Në pritjen e parë pas marrjes së detyrës së tij si Kryeministër, shefi i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohje për të gjithë ambasadorët që kanë ndihmuar Shqipërinë me dije, qëndrime apo ndihmë financiare.

“Ekonomia është në një ngërç, arka sot është bosh, u ka borxh kompanive shqiptare dhe bankat sot nuk japin kredi kur kreditë e këqija janë rritur. Nuk na mungojnë zgjidhjet për të ndalur rrënimin, përkundrazi çdo krizë është një rrugë për të dalë më të fortë dhe unë jam i bindur se ne nuk do ta humbim këtë rast. Jemi në konsulta intensive me Guvernatorin e Shqipërisë, ekspertë të rangut ndërkombëtar dhe ato të FMN dhe BB.

Shpejt do të nisë dhe auditi ndërkombëtar i financave të vendit për të parë pasqyrën e vërtetë të gjendjes në cilën kemi marrë financat që mund të jenë më keq se ç'mund të prisnim, në këtë stad të qeverisjes”, është shprehur Rama para të ftuarvëe në Kryeministri.

Korrupsioni
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit u ndal edhe në një prej reformave më të rëndësihme që do të ndërmarrë kjo qevri, pikërisht luftën kundër korrupsionit. “Korrupsioni dhe krimi i organizuar është një prej të vërtetave në këtë top love mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Bashkëpunim me SHBA për të ngritur njësitë e përbashkëta hetimore për të luftuar korrupsionin dhe mbështetjen për prokurorinë. Nisja e projekteve të përbashkëta me PAMECA 4 dhe ndërkohë brenda nëntorit do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit dhe jam i lumtur, që këtë bashkëpunim do ta shtrijmë më tej, jo vetëm për konferencën por edhe për bashkëpunimin me BERZH dhe IDLEN”, tha Rama.

Integrimi
“Të ardhmen e shohim të përbashkët në BE, krah përkrah me SHBA dhe BE, që kanë qenë gjithmonë aleatë të vendit tonë, që kanë sjellë në Shqipëri personalitet si ambasadori Sekui e ambasadori Arvizu, që të dy bashkë janë një shembull se si kanë kryer bashkëpunimin me ne shqiptarët e kjo mbetet një eksperiencë unike.

Në ditët e fundit të mandatit të ambasadorit Arvizu dua t'i shpreh respektin tim si qytetar dhe kryeministër. Dua ta falenderoj për atë që ka bërë për shqiptarët dhe Shqipërinë që nga dita e parë e tani. Dua ta falenderoj jo vetëm për ditët e mira, por edhe në ato të këqija kur mendimet kanë qenë të ndryshme, por në ditë të vështira miqësia merr formën me të qëndrueshme”, tha Rama.


Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë