Arkitekti danez Ingels: Ja si
do të jetë Teatri i ri i Tiranës

Arkitekti danez Ingels: Ja si<br />do të jetë Teatri i ri i Tiranës<br /><br>
Arkitekti danez Bjarke Ingels ka prezantuar dje në sallën COD projektin e Teatrit të ri Kombëtar të realizuar në një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop”. Bjarke ka shpjeguar se i ofron kryeqytetit shqiptar një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë frymëzuese pwr banorwt.

Nga planimetria e projektit, Teatri i ri nuk do ketë kullë, por zona përreth do pësojnë ndryshime dhe është konceptuar si një bllok ndërtimesh me apartamente dhe biznese. Duke vërejtur projektin, të bie në sy se dhe Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të prishet, ku hapësira e tij do të pëfshihet nga godina e re.  

1. Teatri Kombëtar do të jetë pranë me parkun “Rinia” dhe Bulevardin dhe Sheshin “Skënderbej” të gjallëruar. Pra kemi një kombinim të një qyteti të dendur, ku njerëzit mund të ecin dhe kemi një mori hapësirash publike nga ana tjetër. Sigurisht Sheshi “Skënderbej” është një ringjallje e mrekullueshme që iu ka dhënë një dinjitet të ri të gjitha ndërtsave rreth tij.

2. Pikërisht aty në një anë në mes të Sheshit “Skënderbej” mes bulevardit dhe sheshit kemi një hapësirë këmbësorësh midis sheshit dhe teatrit, dhe gjatë punës kemi për qëllim ta zgjerojmë sa më shumë vizionin e lidhjes mes qendrës dhe qytetit, të bëjmë më shumë lidhje me ambientet e gjelbëra. Rrethohemi më ndertesa publike me ngjyra të verdha. E quajmë logjike ta mbajmë teatrin këtu.

3.Për të krijuar lidhjen mes këmbësorëve përmes bllokut për ta bërë përberjen në një marrëdhënie sa më të gjallë që të jetë e mundur, jemi këtu ku janë shëtitoret, që ta lidhim teatrin me qendrën e qytetit. Pra synojmë të lidhim ndërtesat e ndryshme duke nisur nga bulevardi deri në qendrat tregtare.

4. Teatri ka ekzistuar aty, i ndërtur nga italianët, dhe që ka shërbyer për shumë vjet. Pra janë ndërtesa që nuk janë të afta për të akomoduar një teatër kombëtar, Pashë pamjet që zoti Rama ma tregoi teatrin nga brenda.

5. Të dyja pjesët duket se ndërveprojnë mes tyre nëpërmjet sallës së madhe të teatrit si dhe dy sallave Black Box i që janë kushtuar shfaqjeve. Duke krijuar një triptikë të vendtakimeve, bëhet e mundur që mekanizmi përpara godinës të jetë shumë i thjeshtuar. Godina është parashikuar si një makinë efikase, por poetike e teatrit. Të gjitha programet janë vendosur në mënyrë optimale në aspektin e funksionalitetit, ndërsa krijojnë një përvojë spektakolare për spektatorët në teatër.

6. Këtu shihni skenat eksperimentale, që të mund t’i shihni. Kjo është pamja jonë. Nga njëra anë jemi më fytyrë nga reja, nga parku. Do të jetë lidhja urabane me nivele të ulëta, dhe do të mbetem me vëllime të ulta me ndëtesa ekzistuese rreth teatrit. Ka disa ide, nga njëra anë synojmë të krijojmë një lloj hapësire për shfaqjet që janë pjesë e skenës, që të ketë një lloj larmie, ndërkohë përsfshihet auditoriumi, kafeja, vendet e ndenjies, që të dy teatrot Black Box të jënë pjesë e anëve të ndërtesës, që kur ka prova shfaqjeje, mund të dallohet kur njerëzit ti sheh nga jashtë si aktorin dhe regjisorin.

7. Brenda këtij konfigurimi shumë efektiv shumë të thjeshtë që duam të krijojmë një piacë që sheh nga shëtirorja, që duam ta ngremë në pjesën e mesme për të krijuar një lloj harku. Kjo kërkon një auditor informal në pjesën e çatisë, kjo pak a shumë është diagrama e ndërtesës, siç e përfytyrojmë. Përfyroheni këtë hapësirë të mbuluar, siç duhet të jetë, që shfaqjet të zhvillohen në një mjedis të hapur.

8. Pjesa me të verdhë është formati klasik i skenës së Teatrit dhe çatia ka pesë hapësira për zhvillimin  shfaqjeve që mund të programohen në të njëjtën kohë, që teatri të bëhet pikë lidhjeje e publikut me teatro të ndryshme. Shihet që këtu ka pamje nga Bulevardi, nga hapësira e brendshme. Është makineria e madhe e shfaqjeve dhe me hapësirë.

9. Në pjesën e pasme ka pjesën e adminstratës, dhe në pjesën e anësore ka dhe hapësira për artistëe dhe regjisortë. Ka dhe hapësira të çatisë, dhe një lloj harku, par një tunel e hyrës dhe dalës, nga ku shihet edhe rruga. Pra këtu ekspzohen shkallët e skenave, që mund të jenë krejtëisht hapura nga harku. Kjo është pjesë e njollës së zhvillimit në këtë hapësirë, si hapësira publike, restorantet, dyqanet e vogla, që na bëjnë të hyjmë tek pjesa e teatrit. Është transparent, ka hapësirë  për ndenjien e njerëzve

10. Plani më nga afër sheh për nga Muzeu, për nga parku. Imagjinoni në mbrëmje këto vende shërbejnë për koncerte, apo shfaqje të caktuara. Duket sikur je në një urë. Ke dy teatro eksperimentale. Një skenë kryesore që pëbëhet nga një material i butë që ofron një hapësirë ideale. Këtu mund të shihet xhamia e re në sfond. Është një nga hapësirat më të bukura, që natyrisht mund të shkohet edhe në çati.

11. Do të doja që t’ju shpjegoja ca gjëra. Kjo është fasada. Kjo është për të krijuar harkun ku mund  të bëhen shfaqje. Është si lidhja e një fjongoje ose e një perdeje në skenë. Fasada është me beton të bardhë të cilësisë së lartë. Në anën e majtë është një referencë nga një ndërtim katalanjas, ku pëdoret një copë vetëm për betonin. Kjo do jap një ide perdes së perzantuar me një material të ngurtë. Shihet harku dhe si futen njerëzit brenda. Pjesa e mesit është lobi kryesor, salla kryesore e shfaqjes, dhe pjesa e barit që keni nga qyteti. Pjesa nga hapësira e brenshme mund të bëhet një hapësirë publike. Në Tiranë nuk bie shumë shi dhe kjo është një pjesë miqësore.

12. Një pjesë e fasadës është si një shtëpi kukulle, ku shihet një pjesë e brendshme jashtë. Në pjesën e paraskenës do të keni mundësi të shihni pjesën e pasme të skenave, dhe të shini momentet ku bëhen provat. Kjo është e bukur për ata njerëz që duan të bëhen regjisorë, koreografë, etj. Por përmes perdeve për të ruajtur privatësinë, kur duhet.

13. Shihen përmes parkut, përmes resë, ballkone të ndryshme. Kjo nënkupton se kjo ndërtesë nuk do të jetë një ftesë vetëm pë ata njerëz që po blejën biletën për të parë teatër, apo mund të frymëzohesh që të hysh në teatër, por si një ftesë për pjesën tjetrë të qytetit. Dhe në qoftë se nuk ke blerë biletë për të parë një shfaqje, kjo është një ftesë për të gjithë ata që mund dhe duan të lëvizin në qendër të Tiranës.

[gallery]25791[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja