Arkitekti i 'Air Albania': Si u ndërtua në 3 vite stadiumi kombëtar, Italia të marrë shembull

Një stadium i ndërtuar për tre vite me standardet europiane dhe që shërben për të hapur një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar.

"Air Albania" ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, ku "Rai 2" i ka dedikuar një kronikë, nga ku merr Shqipërinë si shembull për të gjithë klubet apo Federatën Italiane. Arkitekti Marco Casamonti, ai që ka ndërtuar “Dacia Arena” të Udinezes ka rrëfyer  për “Dribbling” në “Rai 2”, sesi u ndërtua “Air Albania Stadium”.

Kronika e "Rai 2"
“San Siro”, “Olimpico”, apo edhe “Dall’Ara”, “Franchi”, por edhe të tjerët. Problemi i stadiumeve bashkon të gjithë Italinë, nga veriu në jug. Të gjithë klubet do të donin një stadium në pronësi, për të rritur fitimet, por problemet burokratike, nyjet arkitekturore dhe fondet ekonomike, frenojnë gjithnjë pritshmëritë e pronarëve dhe ambiciet e tifozëve të futbollit.

Marco Casamonti, arkitekti fiorentin që ka firmosur projektin e “Dacia Arenas” së Udines dhe që prej vitesh mban kurse në Universitetin e Gjenovës me temë “Stadiumet”, ka treguar me inaugurimin e impiantit të ri në Shqipëri, se në pak vite ky problem mund të zgjidhet.

“Stadiumi është projektuar, ka zhvilluar praktikat e tij burokratike dhe është ndërtuar brenda tre viteve. Ky është fakti i jashtëzakonshëm. Ky është një model dhe për kulturën italiane që të reflektojë sepse ne kemi 40 stadiume në Itali që janë në pronësinë e bashkive, që nuk restaurohen dhe që shpeshherë janë në kushte të këqija. Ky është një model funksionaliteti dhe eficencë por edhe nga pikëpamja teknologjike përbën një standard të ri me të cilin duhet të përballemi”, tha arkitekti italian.

Stadiumi Kombëtar në Tiranë është ndërtuar në një kohë rekord dhe Casamonti, që pritet të marrë detyrën nga Fiorentina për të ndërtuar qendrën sportive të klubit vjollcë, por mbase dhe stadiumin e ri të Firences, uron që edhe në Itali, burokracia të jetë kalueshme.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin