Arkitektura e Tiranës
dhe identiteti i ri shqipta

Arkitektura e Tiranës <br />dhe identiteti i ri shqipta
ROME – Ndërtimi i një kryeqyteti është një ngjarje domethënëse nga shumë pikëpamje si ajo shoqërore, ekonomike, politike dhe kulturore. “Arkitektura moderne. Tirana 1923-1943” (Architetture del moderno. Tirana 1923-1943) është titulli i librit të firmosur nga Patrizia Capolino që u prezantua sot në Romë. Bëhet fjalë për një libër që tregon, përmes arkitekturës, ndërtimin e vetë Tiranës, duke nënvizuar momentin e kalimit nga një qytet i vogël në zemër të vendit në kryeqytet të identitetit të ri kombëtar të shqiptarëve; dhe kjo bëhet duke qartësuar arsyet që i dhanë jetë këtij transformimi dhe rolin e luajtur nga kultura arkitektonike italiane.

Pikëpamja e privilegjuar është ajo e arkitekturës moderne dhe ndërhyrjet e transformimit urban të ndodhur mes viteve 1925 dhe 1945, por ajo pasurohet me vështrime të ndryshme si ai i udhëtarëve që mbërrinin në Tiranë, apo ato të letërsisë dhe gjuhës, që janë edhe përmbledhje e identiteteve të ndryshme kulturore. Më pas rindërtimi historik kompletohet me dëshminë direkte të studiuesve shqiptarë që jetuan ato ngjarje dhe ndryshimet rrënjësore që pasuan.

Libri në fjalë dëshiron të jetë një kontribut për të vlerësuar arkitekturat që ndërtuan kryeqytetin e ri dhe që ende sot mund ta përfaqësojnë në ambicjet e saj të një qyteti europian.

Gjatë prezantimit të librit në Romë morën pjesë ambasadori shqiptar në Itali, Llesh Kola, ai italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, si dhe personalitete te tjera.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza