Arkiva e Ficos/Himni Mbretëror e
i Flamurit shkojnë në Arkivin e Shtetit

Arkiva e Ficos/Himni Mbretëror e<br />i Flamurit shkojnë në Arkivin e Shtetit<br>
Ky Himn Mbretëror dhe i Flamurit, ky telegram i Ismail Qemalit, një telegram i Avni Rustemit, dokumente për çështjen e copëtimit të kufijve nga Serbia e Greqia e me gjerë, gjendeshin në arkivat familjare të Reuf Ficos. Që nga kjo e premte ato do të strehohen në Arkivën e Shtetit, ku u organizua edhe një ceremoni e dhurimit nga familjarët. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ardit Bido dhe Nahlel Fico.

“Kemi kënaqësinë dhe nderin e veçantë që sot pranojmë një dhurim të paçmuar në trashëgiminë tonë kulturore, dokumentacionin e një prej personaliteteve më të rëndësishme të viteve 30-të të këtij vendi të z. Reuf Fico. Është një dhurim nga mbesa e Fico znj. Nahlel Fico dhe nga familjarët e tij, që do të mund që për pak kohë pasi të përpunohet të shërbehen dhe të aksesueshëm për publikun. Është e rëndësishme që të japim dy mesazhe në këtë rast.

Së pari, për t’i bërë thirrje të gjithë atyre që kanë dokumente origjinale të personaliteteve të mëdha të këtij vendi në shtëpitë e tyre, që ti dorëzojnë në Arkivin Qendror të Shtetit ku do të ruhen në kushtet teknike dhe profesionale që garanton që ky dokumentacion do të mund ti mbijetoj kohës, dhe mbi të gjitha që dokumentacioni do të mund të jetë lënda e parë për studiuesit në mënyrë që këto figura të ndritura të mundet që të studiohen në dinamikën e tyre të vërtetë dhe në madhështinë e tyre të vërtetë.

Së dyti, për figura të tilla mëdha si Reuf Fico, mbi të cilët janë shkruar shumë pak, është shumë e rëndësishme që mund të hidhet drita mbi bazë të dorëshkrimeve, korrespondencës tyre, të të gjithë dokumentacionit arkivor të cilët ata kanë lënë si memorie të tyre të pa çmueshme”, tha Bido.

“Dhurimi i këtyre dokumenteve ishte një amanet shpirtëror i të gjithë atyre njerëzve që nuk jetojnë më. Ka shumë për të parë, ka shumë për të studiuar, ka shumë gjëra dhe shumë fakte që flasin për gjyshin tim. E rëndësishme është që bota e ka vlerësuar, dhe tani është momenti që ta vlerësojmë ne historinë e tij, kontributin që ka dhënë”, u shpreh mbesa e Rauf Ficos, Nahlel, që ruante në shtëpinë e saj këtë arkivë të vyer.

Materialet që vijnë nga arkiva e Rauf Ficos pas prurjeve të katër vjetëve më parë në Muzeun Historik Kombëtar janë mbi 1300 fletë dorëshkrime mbi 2200 fletë shtypshkrime, 358 fletë gazeta, 28 fletë harta, certifikata familjare, dëshmi deputeti, dëftesë shkolle, licencë avokatie, karta postare, fotografi, negativ fotografish e më gjerë.

Reuf Fico ka qenë ish këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Qeverisë së Ismail Qemalit, ish ministër i Punëve të Brendshme më 1921, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë deri vitin 1931, ish ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi deri në vitin 1936, ish ambasador në Greqi e në Gjermani, e ka pasur shumë funksione të tjera.

[gallery]25528[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut