'Arkivat' shqiptare në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve, Bido prezanton zgjatimin e Drejtorisë! Planifikohet një Muze, teatër dhe hapësirë rekreative

'Arkivat' shqiptare në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve, Bido prezanton zgjatimin e Drejtorisë! Planifikohet një Muze, teatër dhe hapësirë rekreative

Ardit Bido

Për herë të parë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është ftuar për të aderuar në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve. Me pjesëmarrjen e drejtuesve të  muzeve më të mëdha botëror, të pranishmit, profesorët më në zë të muzeologjisë nga SHBA-ja në Japoni, kanë vlerësuar me notë maksimale projektin e Muzeut Arkivor të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA).

Kreu i DPA-së, studiuesi Ardit Bido, shpalosi në punimet e këtij simpoziumi synimin për të krijuar një kompleks të mirëfilltë kulturor në hapësirat aktuale të Drejtorisë së Arkivave që aktualisht ka funksion vetëm arkivor. Projekti synon ta shndërrojë DPA-në në një qendër shumëfunksionale edukimi, duke i bashkëngjitur asaj një Muze Arkivor, një teatër/kinema të hapur dhe një hapësirë studimi rekreative.

“Kjo është ideja e ekspozitës së përhershme, por që nuk është subjekti kryesor i kësaj hapësire. Përmban tri pjesë kryesore. E para është dyshemeja, që ka si fabulë nga pas themelet mbi të cilat ecim. Me shprehje të shkurtra të personaliteteve shqiptare më të rëndësishme përgjatë historisë, të shkruara në xhamin mbi të cilin mund të ecni.”

Në ambientet e Muzeut Arkivor, që pritet të hapë dyert së afërmi, historia dhe trashëgimia dokumentare e kombit do të përcillen përmes teknikave interaktive, duke përçuar informacion përmes zbavitjes.

“Kjo është një prej dy kulminimeve. Ideja që qëndron pas tij është se ti vjen në Arkiv, në Muze, ke paguar për këtë, por nuk mjafton kaq për të parë gjërat më të rëndësishme të tij. I pari ishte Kodiku i Beratit dhe e dyta është Deklarata e Pavarësisë, të cilën ne nuk e kemi, por ‘Arkivat kanë çdo gjë’. Ndaj, e vendosëm meqenëse historia e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë është interesante. Ajo është humbur në vitin 1949-n dhe shumica e njerëzve nuk e dinë se si ishte në të vërtetë deklarata sepse pandehin për origjinale një riprodhim të 1937-s, krejt të ndryshëm.”

Pjesë e projektit është edhe krijimi i një hapësire studimi në natyrë dhe teatrit/kinemasë së hapur prej 150 vendesh, në oborrin rrethues të godinës së Arkivës.

Projekti i Muzeut Arkivor të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar