Arkivi i filmit merr “zbarkimin
e anglezëve në Sarandë”

Arkivi i filmit merr “zbarkimin <br />e anglezëve në Sarandë”
Muzeu Historik Kombëtar i dorëzoi sot, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, një materiali filmik mbi zbarkimin e komandove angleze në Spilje të Sarandës, gjatë luftës së II Botërore, më 29 korrik 1944.

Materiali në fjalë, film 35 mm, xhiruar nga Peter Hopkinson, operator i njohur britanik gjatë kohës së luftës, i është dhuruar më parë Muzeut Historik Kombëtar nga Bejtullah Destani, kërkues dhe studiues i marrëdhënieve kulturore shqiptaro-britanike.

Filmi pa zë përshkruan mëngjesin e 29 korrikut 1944, kur katër anije britanike i afrohen bregdetit të Spiljesë së Sarandës për të luftuar në operacionin e tyre të parë përgjatë Adriatikut. Qëllimi i këtij operacioni është përforcimi i luftës në Ballkan, përkrahja e rezistencës së partizanëve shqiptarë në këto zona.

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Muzeut Historik Kombëtar, ku thuhet se dy institucionet e mësipërme marrin përsipër të bashkëpunojnë në aktivitete të përbashkëta kulturore dhe në shkëmbimin e materialeve arkivale me vlerë historike, MHK i dorëzoi materialin AQSHF-së

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit