Arkivi, nis dixhitalizimi i
valleve dhe pasurive folklorike

Arkivi, nis dixhitalizimi i<br />valleve dhe pasurive folklorike
TIRANE- 60 mijë metrat linearë të një kinofilmi prej 16mm celuloid ruajnë thesarin e valleve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë dhe të diasporës. Kjo pasuri folklorike është e regjistruar dhe tashmë mund të deshifrohet, sepse po procedohet për dixhitalizimin e tyre. Ky proces iu mundëson studiuesve njohjen me këtë pasuri shpirtërore të krijuar nga populli nder vite. Regjistrimet zanore janë pjesë e arkivit të Institutit te Folklorit, të cilat janë aty që nga vitet 1910, ndërsa pamjet filmike janë vallet e mbledhura në terren nga ekspeditat që nga vitet 1950 deri në vitet ’90.

Përgjegjësi i arkivit, në IF, Robert Çollaku, thotë se “30 për qind e fondit është përfunduar brenda këtij viti, falë bashkëpunimit me arkivin e filmit. Ky arkiv është ndër më të ruajturit dhe mirëmbajturit në vend. Çollaku, i cili njeh çdo detaj të materialeve, pasi prej 35 vitesh përkujdeset për këtë pasuri na bën me dije se pas përfundimit të kinofonotekes emergjent është informatizimi i fondit te gjuhësisë.


 Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris