Arlind Ajeti më në fund do të bëhet me skuadër. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Serie A, Frosinone. Eksperti i merkatos në Serie A, Gianluca di Marzio, shkruan se Ajeti sot do të kryej testet mjekësore te Frosinone.
Ajeti ka qenë pa skuadër që nga koha e përfundimit të kontratës me Baselin në Zvicër, ndërsa me Shqipërinë do të jetë në Euro 2016, që mbahet në Francë. Ajeti fillimisht u lakua se do të kalonte te St. Gallen, por marrëveshja dështoi në fund duke zhvendosur vëmendjen për në Itali.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com