Tiranë,11 Korrik/ATSH/.-Arlinda Morava, sopranoja e njohur e cila jeton prej vitesh në Bukuresht, Rumani, është përzgjedhur për të qënë pjesë e "Mbrëmjës së Divave", një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës e cila mbyll aktivitetin operistik të një viti, në këtë vend të njohur për traditën e tij në fushën e muzikës operistike, Sopranoja shqiptare ka interpretuar krah artistëve të mëdhenj të Rumanisë dhe jo vetëm. "U ndjeva jashtëzakonisht e vlerësuar dhe e nderuar që u zgjodha në një event të tillë ku interpretova përkrah emrave të mëdhenj në fushën e artit lirik në Rumani .Ishte vërtet një natë magjike të interpretoja me artistë aq të arrirrë", është shprehur për ATSH-në, sopranoja e njohur për të cilën "arti është ndjesia, emocioni, dhe mrekullia e kësaj jete" .
Morava është prezantuar në këtë ngjarje muzikore në pjesën e parë me arie nga operat botërore të kompozitorëve të njohur si dhe në pjesën e dytë me arie të operetave më të bukura të kompozitorëve botërorë si, valsi i Musettes nga opera "La Boheme" e Puccinit, aria e Laurettës nga opera "Geani Schici" e Puccinit si dhe arien e Zerlinës nga opera "Don Giovanni" e W.A.Mozzart.
Nga operetat ka interpretuar Koralinën nga opereta "Paganini" të F.Leharm, arien e Pepittës nga opereta "Fllad Dashurie" të Dunajevskyt dhe Arien e Sophis nga opereta "Dashuri e çmëndur me diplomatin" e kompozitorit Rumun Christian Alexandar Petrescu. Nuk kanë munguar në këtë mbrëmje dhe dy kanconetat, "La Spagnola" si dhe "Con te partiro", të cilat janë mirëpritur dhe duartokitur nga publiku i zgjedhur .
"Bota pa artin, është si një kopësht pa lule", ka thënë ajo duke cilësuar se se përmes artit të saj dëshëron të dhurojë emocion, kenaqësi dhe dashuri. Mozzarti, Shtrauss, Rossini, Puccini, Verdi, Lehar si dhe T. Bredicianu janë kompozitorët e preferuar të sopranos e cila ndihet mirë që është pjesë integrale e Operës Rumune, opera me shumë tradita në kohë, Dhe është pikërisht kjo qe i jep kënaqësi jetes së saj, së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, drita e syve te Arlinda Moraves. Para pak kohësh , Arlinda Morava ishte në Tiranë e ftuar nga maestro Fatos Qerimaj, drejtori artistik i festivalit "Flauti magjik" ku në një mbrëmje Gala , organizuar në kuadër të festivalit "Flauti magjik", interpretoi me tenorin e njohur Kastriot Tusha. Në Rumani, Arlinda organizon projektin e saj "Shqiperia tokë legjende", aktivitet që organizohet me institucionet e ndryshme atje.
/f.n/











