TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi propozon ashpërsimin e masave ndaj personave që mbajnë armë pa leje.
Duke komentuar në Facebook, lidhur me këtë çështje, ministri Halimi deklaroi se, dënimi i ashpër për këta persona mbi të gjitha është çështje e sigurisë publike dhe parandalimit të krimit.
Sipas tij, nga studimi i kryer ne Ministrine e Drejtesise rezulton se vetem për vitin 2012 janë më shumë se 130 raste, 120 në Durrës dhe me dhjetra të tjera në rrethe të ndryshme. Masat e sigurimit për to, janë po aq të papërshtatshme. Në 70% të rasteve gjykata ka vendosur arrest në shtepi ose detyrim paraqitje.
"Konstatohet lehtë se dënimet për keto krime jane ne minimumin e tyre. Shpesh dënimet janë dhënë dhe me pezullim të ekzekutimit. Kështu me shkruante dhe një ish prokurore dje"- tha Halimi
Nga ana tjeter, vijon ai, sipas statistikave më shumë se 70% e vrasjeve kryen me armë zjarri, pikerisht me keto arme zjarri qe subjektet levizin ne publik.
Për ministrin Halimi, mbajtja dhe përdorimi i armëve të zjarrit në mënyrë të padiskutueshme jane nje shkak determinant ne ardhjen e pasojes, vrasjes se një subjekti.
"Qytetarët presin nga ne poltikanët që na votojnë dhe paguajne taksa, të përmiresojme cilesinë e jetës, por mbi të gjitha të rrisim sigurinë. Ndaj dhe une mendoj se ligji duhet të mos lejojë asnjë hapesirë që gjyqtaret, prokuroret apo avokatet të shfrytezojne, por të bejmë një pakete të ashpër ndaj ketij krimi. Te bejme paketen me te ashper ne keto 20 vjet", shkruan ai.
Kreu i ministrisë së Drejtësisë, Edurd Halimi, duke i mëshuar idese për ashpërsimin e masave kundër këtij krimi, shkruan, “Të zmbrapsim krimin e mbajtjes së armëve të zjarrit, duke hequr si lloj dënimi cdo masë alternative përveç minimumi 10 vjet burg, përfshi ketu dhe pezullimin e ekzekutimit të dënimit. Të zmbrapsim krimin e mbajtes së armëveve të zjarrit, duke hequr si mase sigurimi personal, çdo mase tjetër përveç burgut."
(atsh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com