Armët e Skënderbeut nga
Austria në Muzeun Kombëta

Armët e Skënderbeut nga <br />Austria në Muzeun Kombëta
TIRANE - Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga mbledhja e qeverisë tha se do të bëhet e mundur kthimi i armëve të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu nga Austria për një periudhë të caktuar.

Skënderbeu, sipas kreut të mazhorancës, ishte ikona e shqiptarëve. “Shqiptarët mund t’i vizitojnë dhe t’i shohin nga afër armët e prijësit të tyre të përjetshëm. Do të lobojmë për kthimin e armëve të Skënderbeut në muzeun historik kombëtar. Skënderbeu është ikona e identitetit shqiptar, i krenarisë së shqiptarëve, i qëndresës së tyre. Këto vendime janë miratuar nga qeveria dhe do te merren masat e nevojshme për administrimin e tyre në muzeun tonë kombëtar”, u shpreh Kryeministri Berisha sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Gjithashtu, Berisha foli edhe për projektin e ardhshëm, atë të ndërtimit të Mauzoleumit Mbretëror. Sipas Berishës, varri i mbretëreshës u minua nga Enver Hoxha, i cili urdhëroi minimin e varrit të nënës mbretëreshë për fajin e vetëm se i kishte dhënë kombit burrin që ndërtoi shtetin shqiptar, Ahmet Zogun.

Mauzoleumi do jetë më i madh sesa ç’ishte varri i nënës Mbretëreshë, aty do prehet mbreti vetë, mbretëresha Geraldinë, Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij.

Kreu i qeverisë theksoi se varri “do të jetë madhështor”. Sipas Berishës, Enver Hoxha dhe njerëzit që mbrojtën krimet kundër njerëzimit në kohën e diktaturës duhet ta kishin vendin në Hagë.

(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson