Armët e Skënderbeut, Xhufi:
Vizita në muze shpenzim i kotë

Armët e Skënderbeut, Xhufi:<br />Vizita në muze shpenzim i kotë
Historiani Dr.Profesor Pëllumb Xhufi e njeh mirë periudhën e Mesjetës dhe gazetarja Dhurata Hamzai e  pyet për reagimin që kishte ai konkretisht për vizitën e armëve të Skënderbeut nga Austria në Muzeun Tiranë, për të cilat do të ketë mjaft shpenzime.

Profesor Xhufi, ia vlen vizita e armëve të Skënderbeut në Muze, kur vetëm për kondicionerët do shkojnë 200 mijë euro?

Sigurisht unë jam historian dhe jam historian i periudhës së Skënderbeut dhe kam dobësinë time për çdo gjë që lidhet me Skënderbeun dhe nuk mund të shprehem kundër. Unë jam për diçka tjetër që përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut duhet të zënë vend në Muzeun Historik Kombëtar dhe duhet të bëhen përpjekje për këtë, të cilat s'i kam parë të bëhen. Unë mendoj që shtetit të bëjë atë që këto relike të heroit të vinë në Shqipëri. Unë di që kanë ardhur në Shqipëri me ndërhyrjen qeveritare monumente si Dea e Butrintit që ruhej në Muzeun e Romës në vite '80 dhe ajo sot gjendet në Muzeun Kombëtar. Pse të mos ndodh edhe me armët. Kjo gjë është neglizhuar. Për sa i përket sjelljes për efekte të kujtimit, unë nuk i di shpenzimet dhe rrethanat që kanë të bëjnë me to. Por në një shtet të varfër si yni duhet të mos tejkalohen shpenzimet aq më tepër që ka aktivitete të tjera të cilat ose nuk do të bëhen ose do të bëhen keq për mungesë të fondeve. Edhe pas këtij operacioni kulturor që lidhet me ngjarjen ka një dozë të madhe instrumentalizimi politik. Zoti Berisha ndërmori ta shndërroj këtë ngjarje në funksion të pushtetit dhe zgjedhjeve që do vinë. Është një projekt politik i fshehur pas atij kulturor dhe shkencor siç është festimi i 100-vjetorit. Më duket se absolutisht është transparent dhe i dukshëm se më shumë ka një prapaskenë politike sesa një angazhim të sinqertë për të festuar 100-vjetorin.

E shkëputur nga intervista e botuar sot ne gazeten Shqiptarja. com me titull "Pellumb Xhufi: Monumenti i Pavarësisë si WC-të publike të viteve '60"
Lexoni intervisten e plote

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…