TIRANË - Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare është shprehur kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri, për tu shkatërruar.  Konferenca është zhvilluar gjatë datave 12-13 nëntor 2013 ku të pranishëm ishin të gjithë ipeshkvit e Shqipërisë, Kosovës, etj dhe u drejtua nga Imzot Angelo Massafra.

Ndër të tjera në këtë konferencës, vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së armëve kimike siriane. Kisha Katolike shprehet kundër një vendimi të tillë duke patur parasysh edhe principin e parandalimit të pasojave që mund të sjellë procesi i demontimit.

“Çdo vendimarrje me natyrë politike e sociale dihet të ketë parasysh si princip të patjetërsueshëm mbrojtjen e jetës njerëzore. Importimi nga Siria i armëve kimike për shkatërrim që këto ditë shqetëson opinionin publik, fakt mbi të cilin Konferenca Ipeshkvnore shprehet kundër. KISH bashkohet me shqetësimin e gjithë qytetarëve shqiptare duke patur parasysh pasojat që mund të kenë armët kimike në shëndetin e popullit dhe në ambjentin”, thuhet në deklaratën e saj, Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)