Armët kimike, Koka:Çdo vendim
në të mirë të qytetarëve

Armët kimike, Koka:Çdo vendim<br />në të mirë të qytetarëve
TIRANE-  Ministri i Mjedisit Lefter Koka deklaron se momentalisht jemi në fazën e diskutimeve dhe bën thirrje për të mos politizuar debatin për sjelljen dhe asgjësimin e armëve kimike siriane në Shqipëri.
 
“Jemi në një fazë ku kryeministri shqiptar Edi Rama ka pasur vetëm një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit Amerikan, John Kerry, ku jemi ende të panjohur nëse janë armë kimike apo lëndë kimike, çfarë rrezikshmërie kanë, si mund të trajtohen dhe cfarë dëmi mund të sjellin. Ky është një problem që meriton të disktutohet në qeverinë shqiptare dhe në parlamentin shqiptar ndaj unë do dëshiroja rëndom të mos ndodhë si në shumë raste të tjera që gjërat të politizohen, si në rastet kur ka mbizotëruar nacionalizmi apo ekstremizmi.

Po flasim për një problem akoma të pashtjelluar dhe përgjegjshmëria do të jetë e madhe  qoftë e Minsitrisë së Mjedisit për të analizuar këtë problem.”- tha sot paradite ministri i Mjedisit Lefter Koka. Ministri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve sot paradite para Universitetit të Arteve, në sheshin “Nënë Tereza”.
 
Koka dha garanci se qeveria nuk do të marrë vendim në dëm të qytetarëve, dhe se kjo çështje do të disktutohet dhe analizohet si në qeveri ashtu dhe në parlament.  
 
“Ju garantoj se qeveria është po aq e përgjegjshme sa qytetarët shqiptarë. Çdo qytetar flet për dëmin që mund t’i krijohet vendit dhe fëmijëve tanë. Ju garantoj se dhe e ardhmja e politikanëve shqiptarë është në Shqipëri. Ne jemi të zgjedhur dhe votuar nga qytetarët dhe vendimet tona do të përkojnë me të ardhmen e Shqipërisë”- tha Koka.  
 
Ministri Koka promovoi sot aktivitetin e nisjes së autobusit të gjelbërt të vullnetarëve të nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” organizuar nga Green Line Albania. Në këtë autobus do të udhëtojë dhe vetë ministri Koka.  

Më vonë Ministri do të takohet me nxënës të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës ku do të bashkëbisedojë për vullnetarizmin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit. Më pas Ministri i Mjedisit do të zhvillojë një takim me kryetarin e Bashkisë, z. Vangjush Dako.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës