Nga aparati i parë në moshën 8 vjeçare te jeta si fotograf profesionist prej dekadash, Armando Babani rrëfen shkrepjet 'sa një mijë fjalë': Kjo është foto e jetës sime

Ai është fotografi që ka bërë histori, ashtu sikurse historia e ka bërë figurën e tij. Gjurmët janë të hershme, po aq sa kujtimet dhe momentet që kanë shënuar në jetën dhe karrierën e Armando Babanit.  E ka kaluar jetën brenda dhe jashtë kufirit, por me sa duket për të toka ku ka lindur është me e ngrohtë se çdo vend tjetër. Ndaj vendosi të kthehet në  Shqipëri pas shumë vitesh lëvizjeje me kontrata nëpër botë me agjenci kombëtare lajmesh.

Ai na rrëfen në studio, se ka një përmbushje, atë të mbërritjes së ambicieve e ëndrrave në profesion.

“I arrita të  gjitha ëndrrat profesionale”- thotë Armando gjatë bisedës, një moment që për shumëkënd  është një rrugë e vazhdueshme gjatë gjithë jetës.

Fotografia nisi si lojë duke qëndruar pas të atit. E pa dashur, ndonjëherë ëndrrat e fëmijërisë mund të bëhen profesioni i jetës. Megjithatë ai është tejet modest në mënyrën si e shpreh lidhjen me fotografinë por edhe pasionin për të. Pavarësisht profesionistit ai rrëfen gjatë bisedës: “Dikush e quan profesion, dikush zanat, unë e quaj hobin tim”.

Një hobi që jo vetëm u bë jeta e tij, por edhe një kujtesë e kohës. Aparatin e parë Armando e mori si dhuratë nga xhaxhai kur ishte 8 vjeç dhe e ruan ende sot pajisjen,me nostalgji dhe dashuri. Kur i rikthehet  fëmijërisë kujton mardhënien me të atin,një raport i ngushtë.

“Kam qenë jashtëzakonisht i lidhur me babain. Ishim shokë”-thotë ai. Një ndikim që ka lënë gjurmë të forta në rritjen dhe karakterin e tij.

Si nxënës i shkollës “Fan Noli” kujton nga koha një rreth shoqëror me raporte shumë të mira dhe konstruktive të cilat i ruan  edhe sot.

Ndërsa flet për shkrepjet e tij, disa prej fotove që kanë bërë edhe histori në vend, ai ndalet veçanërisht tek fotoja ikonike e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit.

“Kjo është fotoja e jetës sime”- thotë ai për një nga fotografitë që janë tashmë një memorie e pashlyeshme e kohës. 

Njëjtë si fotot e shkrepura prej tij nga eksodi i shqiptareve drejt Italisë. Një moment për të cilin thotë se është tunduar dhe vetë të largohet, por nuk qe e shkruar. Nuk mund të mungonin emocionet për Armandon nga dy nga miqtë e tij të fëmijërisë, Orlando Koja dhe Laurent Miha, me të cilët ai ruan raporte ende sot.

Dhe sigurisht, foleza e ngrohtë e të gjithëve, familja e cila na tregon mes surprizave për të,një tjetër anë të tijën, atë të babait dhe gjyshit. Dy video emocionuese vijnë në program nga  vajzat dhe e përlotin fotografin  duke na treguar mardhënien speciale që ai  ka me to.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat