TIRANE- Teatri i Metropolit e nis sezonin artistik me një premierë teatrore që mban emrin e autorit dhe regjisorit të njohur Armand Bora, i cili këtë herë sjell veprën teatrore “Ata hyjnë pa trokitur”, e cila në skenën teatrore do të interpretohet nga dy emra të njohur të teatrit: Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani, të cilët do të jenë edhe protagonistët e kësaj premiere që pritet të vijë në skenë në muajin tetor.
Komedia “Ata hyjnë pa trokitur” me autor dhe regjisor Armand Borën, e para premierë për këtë sezon artistik në skenën e Teatrit të Metropolit do të jetë në formën e teatrit bashkëkohor, ku përzihen elemente të teatrit absurd, ekzistencialist, komikja me tragjiken, sarkazma dhe ironia.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com