Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është duke shkuar i vetëm në garën për të marrë mandatin e shtatë në krye të këtij institucioni. Prej vitit 2002 Duka qëndron si president i FSHF-së, teksa edhe në zgjedhjet e para katër viteve garoi i vetëm, kjo pas tërheqjes së kandidatit tjetër, Dritan Shakohoxha.
Viti 2026 është vit zgjedhor në FSHF dhe zgjedhjet (priten në mars) do japin një tjetër mandat katër vjeçar. Deri në këto momente askush nuk ka shprehur interesin apo propozuar për të qenë përballë Dukës. Në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale të Futbollit që po mbahen në ditët e fundit, emri i Dukës është propozuar nga anëtarët e SHRF në Tiranë, Korçe, Lezhë, Shkodër dhe Fier.
Duka duket se e ka 'rrugën e shtruar' që të qëndrojë për mandatin e shtatë në krye të FSHF-së, duke mos pasur asnjë rival përballë. Në marsin e këtij viti Asambleja Zgjedhore e FSHF-së do zgjedhë presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv (KE) me një mandat katër vjeçar.
Komente










