Armando Broja ‘djeg’ etapat, drejtori i Everton: Do kthehet në fushë më shpejt sesa pritej

Armando Broja ‘djeg’ etapat, drejtori i Everton: Do kthehet në fushë më shpejt sesa pritej

Armando Broja

Prej 9 janarit Armando Broja ka pësuar një lëndim dhe është jashtë për Everton. Nga Anglia vijnë lajme të mira, pasi Broja do rikthehet më shpejt sesa tre muaj, koha fillestare e parashikuar për rikuperimin e kyçit të këmbës së djathtë.

Drejtori sportiv i Everton, Kevin Thelwell, ka zbuluar se Broja do të rikthehet nga dëmtimi më herët sesa ishte parashikuar.

“Broja do të rikthehet më herët se sa pritej. Na janë dëmtuar tre sulmues shumë të mirë. Edhe Chermiti u rikthe më herët nga sa pritej. Beto bëri gjërat në mënyrë të shkëlqyer në javën e kaluar duke shënuar gola, të shohim nëse mund të shënojë ndonjë tjetër. Sulmuesit që do të rikthehen nga dëmtimet mund të dëshmojnë se janë të aftë të na ndihmojnë në fitimin e ndeshjeve”, tha Thelwell.

Evertoni ishte në kërkim të sulmuesve gjatë merkatos së janarit, por duke parë se nuk kishte cilësi në qarkullim, vendosi të mbante Brojën meqë Moyes do ta kishte shpejt në dispozicion.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit