Chelsea barazoi dje 1-1 kundër Newcastle dhe pas penalltive kaloi në turin e radhës së EFL Cup në Angli. Në fushë gjatë pjesës së parë u hodh në fushë edhe Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që ishte deçiziv sapo u fut në fushë dhe iu anullua një gol.
Në një moment të lojës, Broja kontrolloi topin dhe me një lëvizje mashtruese me trup nxori jashtë loje Bruno Guimaraes, mesfushorin që ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar një gol me kombëtaren e Brazilit, ndërkohë që vlen 85 milionë euro në treg.
Lëvizja e Brojës dhe driblimi me aq lehtësi i Brojës e kanë bërë momentin shumë të shpërndarë në kanalet e komunikimit. Tanimë në formë dhe duke lënë pas dëmtimin, Broja është një alternativë më shumë për Pochettinon, me sulmuesin e Kombëtares që u tregua i rrezikshëm edhe dje.