Armando Broja i 'mallkuar' nga dëmtimet, mjeku: Ka këputje të shumëfishta të ligamenteve

Armando Broja i 'mallkuar' nga dëmtimet, mjeku: Ka këputje të shumëfishta të ligamenteve

Armando Broja

Prej një muaji e gjysmë, nga 9 janari 2025 Armando Broja vijon të jetë jashtë fushave të lojës dhe kështu duket se do jetë edhe në javët në vijim. Dëmtimi i kyçit në këmbën e djathtë ka qenë më i vështirë nga sa është menduar dhe këtë e ka zbuluar për "Goddison News" Rajpal Brar, mjeku specialist për rikuperimin nga lëndime të tilla.

Sipas tij Armando do duhet të bashkohet në fushën e stërvitjes vetëm pas javës së dytë të marsit dhe do shihet ecuria për një ngarkesë të plotë fizike. Rajpal Brar thotë se kjo vjen pasi Broja vuan nga "një këputje e plotë në ligamentet e shumëfishta të kyçit të këmbës".

"Me dëmtimet e këmbës dhe kyçit të këmbës, mund të jetë e vështirë të dallosh shtrirjen e plotë të dëmtimit në ditët e para dhe plani i rehabilitimit mund të luhatet në varësi të mënyrës sesi lojtari reagon.

Duket sikur ai ka një këputje të plotë në ligamentet e shumëfishta të kyçit të këmbës, e cila është një pistë e gjatë për rikuperim, plus ai tashmë ka humbur një kohë të konsiderueshme pas lëndimit të ligamentit në gjurin e këmbës.

Rehabilitimi? Çelësi për të reduktuar rrezikun e pengesave është një plan rehabilitimi metodik dhe rikthimi në lojë. Ai nuk pritet të kthehet deri në javën e dytë të marsit", tha mjeku Rajpal Brar.

Duket se Everton dhe trajneri Moyes nuk do e kenë gati Brojën edhe për disa javë, çka do të thotë se sulmuesi do mungojë edhe për Kombëtaren në ndeshjet e muajit mars kundër Anglisë dhe Andorrës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 12 Kisha Ortodokse të Botës

Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 12 Kisha Ortodokse të Botës