Armando Broja mbetet në Londër edhe pas largimit nga Chelsea

Armando Broja mbetet në Londër edhe pas largimit nga Chelsea

Armando Broja

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, paçka se ka kontratë deri në verën e 2028 me Blutë e Londrës. Sulmuesi shqiptar do largohet nga "Stamford Bridge", por me shumë gjasë mund të qëndrojë sërish në kryeqytetin e Anglisë, kjo pasi është West Ham që ka interes të shtuar për 22-vjeçarin shqiptar.

"Daily Mirror" nga ishulli bën me dije se Broja është një nga gjashtë objektivat e drejtorit teknik Tim Steidten, i cili po punon së bashku me trajnerin e ri Julen Lopetegiu për të formuar një ekip të ri pas përfundimit të epokës së David Moyes.

Nëse pak javë më parë interes për Brojën kishte edhe Dortmund, futja në garë e West Ham mund të bëjë që Broja të qëndrojë në Premier League dhe në Londër, duke qenë se është një kampionat ku ai e njeh dhe nuk do i duhej të përshtatej.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat