Armando Broja mbyll sezonin para kohe

Armando Broja mbyll sezonin para kohe

Armando Broja

47 minuta, kjo është koha që Armando Broja ka marrë te Fulham këtë sezon të shpërndara në katër takime. Situata e yllit të Kombëtares duket e pashpresë në ekipin ku luan si i huazuar nga Chelsea, teksa trajneri Marco Silva për të tretën ndeshje radhazi nuk e përfshiu te lojtarët e gatshëm, duke e lënë në tribunë.

Te Chelsea ishin të sigurt se duke detyruar Fulhamin ta hidhte në fushë sulmuesin për dhjetë ndeshje si titullar, kjo do sillte një kursim prej 5 milionë eurosh në arkat e skuadrës së re të Brojës.

Formula duket e gabuar, pasi Fulham jo vetëm që "dogji" 5 milionë euro duke mos e aktivizuar Brojën si titullar, por po e lë edhe në tribunë. Fakt është se portugezi Marco Silva kërkon t'i jap më shumë minuta lojtarëve të klubit dhe jo Brojës, që në fund të kampionatit do rikthehet te Chelsea.

22-vjeçari nuk mund të kalonte momente më të vështira, me sezonin që duket se është mbyllur para kohe pasi te Fulham duan në stol Raul Jimenez të kthyer nga dëmtimi si alternativë të Muniz, duke lënë në tribunë Brojën dhe duke i prishur planet për në Euro 2024.

Me ndeshjen e tretë në tribunë, Broja i trembet edhe diferencës prej 17 pikësh që Fulham ka me mbijetesën, teksa klubi londinez nuk rrezikon një rrëzimi pasi gjendet në zonë të sigurt.

Edhe nëse golat kanë munguar, Silva nuk ia ka dhënë një shans Brojës për t'i djegur kështu sezonin. Pa minuta në këmbë sulmuesi rrezikon edhe ftesën e Sylvinhos për në Euro 2024, me Shqipërinë që do e kishte luks të mbante jashtë ekipit një sulmues si Armando.

Rikthimi në Kombëtare gjatë marsit dhe loja e mirë kundër Suedisë ngjallën shpresat për kuqezinjtë se Broja ishte ai i pari, por minutat e pakta në këmbë mund të sjellin një lënie një stol të tij edhe nga Sylvinho, gjithmonë nëse braziliani e fton në ekip.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?