Armando Broja ka mbyllur sezonin dhe për 6-7 muaj do jetë jashtë fushave të lojës. 21-vjeçari shqiptar u dëmtua në miqësoren që Chesea zhvilloi pak ditë më parë në Abu Dhabi kundër Aston Villës, teksa do duhet të operohet në ligamentin e gjurit të djathtë. Dëmtime të tilla janë shumë të rënda për futbollistët, me Brojën që në një dyluftim u përplas me mbrojtësin Ezri.
Problemin e ka konfirmuar edhe trajneri Graham Potter, ndërsa mediet në Londër bëjnë me dije se shumë shpejt Broja do i nënshtrohet operacionit dhe më pas do nisë fazën e rikuperimit. Sezoni është i mbyllur për sulmuesin, që këtë sezon luajti 12 ndeshje dhe shënoi 1 gol në Premier League me Chelsea.
Tanimë Blutë e Londrës duhet të hidhen në merkato për një tjetër emër në sulm, me Rafael Leao i Milan që është më i përfoluri për merkaton e janarit.
Komente








