Armando Broja merr një 'dhuratë' nga Chelsea në fundin e merkatos: Një ëndërr që është bërë realitet

Armando Broja merr një 'dhuratë' nga Chelsea në fundin e merkatos: Një ëndërr që është bërë realitet

Armando Broja

Armando Broja ka marrë një "dhuratë" nga Chelsea në fund të merkatos. Pasi londinezët refuzuan 30 milionë euro nga West Ham i kanë rinovuar kontratën futbollistit shqiptar, i cili më herët ishte i lidhur deri në 2026, ndërsa tani ka firmosur deri më 2028.

Pasi hodhi të zezën mbi te bardhë Broja u shpreh: "Më kanë humbur fjalët vetëm duke menduar për të. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe klubi që dua. Unë kam qenë këtu që kur isha djalë i vogël, kështu që është një ndjenjë joreale për mua dhe familjen time.

Të mund të vesh fanellën blu me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet. Është e mahnitshme çdo minutë që luaj në fushë, sepse ky është një nga klubet më të mëdha në botë. Gjithmonë ka konkurrencë dhe të gjithë duan të luajnë, kështu që unë jam i lumtur që kam mundësinë të jem pjesë e saj. Shpresoj që të luaj shumë ndeshje dhe të jem pjesë e suksesit të ekipit”, ka thënë Armando Broja.

Presidenti Boehly shprehu gëzimin e tij për këtë rinovim dhe theksoi se Broja është një element i rëndësishëm për planet e ardhshme të klubit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Nga Drogba te Azpilicueta, Broja pasi firmosi për Celsin: Një ëndërr që është bërë realitet

Një ëndërr që është bërë realitet! Kështu e ka cilësuar Armando Broja, pasi firmosi kontratën me Chelsean. Ai ka treguar për emocionet e tij, teksa është shprehur se do bëj gjithcka që të jetë një lojtar me mentalitet të fortë, të denjë për këtë skuadër.

‘E them me sinqeritet që është një ëndërr që bëhet realitet që të firmos kontratën time të re te Çelsi, klubi te i cili kam qenë që kur isha 9 vjeç. Sinqerisht, nuk kam fjalë.

Më kujtohet kur iu bashkova klubit, më kujtohet momenti me mua dhe Drogba pikërisht në vendin ku po qëndroj aktualisht, ai është një nga idhujt e mi të Çelsi,

Ndeshja që kujtoj është ajo kur luajtëm kundër Mançester Sitit në Kupën e Premier Ligës. Ne e humbëm atë ndeshje 2-1, por ishte një gjë e madhe për mua që të mësoja ndjenjën e humbjes dhe nuk dua ta kem atë ndjesi përsëri. Na është mësuar të fitojmë gjithmonë, të luajmë në mënyrën tonë të lojës dhe ne kemi fituar shumë në atë fushë, është një fushë e famshme.

Tani do të kalojmë në “Rrugën e Famshme”. Duket e pabesueshme se nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetëm një rrugë. Por është një hap masiv kur e mendon se kalon nga një fëmijë në një burrë. Kjo është hapësira mes akademisë dhe skuadrës së parë, janë shumë afër, por edhe shumë larg sa i përket arritjes të atij niveli.

Mendoj se kujtoj kur erdha për herë të parë të stërvitem te kjo fusha këtu (e ekipit të parë) dhe ishte një moment i pabesueshëm për mua që të shihja të gjithë lojtarët që dilnin nga dhomat e zhveshjeve dhe unë po qëndroja aty. “Uau, unë i kam parë të gjithë këta djem në TV dhe tani të stërvitem me ta…”.

Që nga viti 2018 dhe deri tani, një nga gjërat më të mëdha që kam mësuar në futboll është që të kem një mentalitet të fortë. Kur ke lojtarë në skuadër që të ndihmojnë, si Azpilikueta për shembull, ai është kaq mirëpritës dhe mundohet të ndihmojë të rinjtë, që të të heqë trysninë, është një njeri i mirë që më ka ndihmuar që nga viti 2018 e deri tani.

E ardhmja? Unë do të vazhdoj përpara, do të vazhdoj të ngjitem në atë kodër të pjerrët. Të gjithë thonë se askush nuk do të ketë një rrugë të lehtë deri në majë, por duhet të jesh i fokusuar, të punosh shumë, të bësh çdo gjë që mundesh për klubin, të japësh gjithçka për të dhe për tifozët.

Unë dua të luaj një rol të rëndësishëm për të shpaguar Çelsin pasi ata kanë bërë shumë për mua dhe unë dua të bëj shumë për ta. Ndaj siç e thashë do të vazhdoj përpara, që të bëj sa më shumë kujtime me fanellën e bluve duke shpresuar që të vazhdojë. Por ka qenë mjaft mirë deri tani”, tha Broja.

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar