Trajneri i Fulham, Marco Silva është shprehur i gëzuar për nënshkrimin me Armando Brojën, kjo përpara ndeshjes kundër Bournemouth këtë të shtunë. Me gjasë Broja do e nisë duelin nga minuta e parë, duke qenë se në barazimin 2-2 kundër Burnley ia doli të merrte disa minuta, pasi vetëm pak orë më parë ishte prezantuar si i huazuar nga Chelsea.
"Broja është gati, si të gjithë lojtarët e tjerë. Ai mund të shtojë gjëra të mira për ekipin tonë, është një profil ndryshe nga sulmuesit që ne kemi. Është i lëvizshëm, ka rritëm, aftësi për të na tërhequr përpara, mund të shkaktojë shumë probleme. Po përshtatet me idenë tonë dhe është në një vend të lumtur. Le të shpresojmë se mund të marrim më të mirën prej tij", tha Marco Silva.
Pritet që trajneri portugez ta mbështesë sulmin te 22-vjeçari i Kombëtares, kjo edhe pas dëmtimit të Raul Jimenez që do jetë jashtë për një muaj.