Armando Broja rikthehet pas nëntë muajsh, Pochettino e ul në stol për ndeshjen e Premier League

Armando Broja rikthehet pas nëntë muajsh, Pochettino e ul në stol për ndeshjen e Premier League

Armando Broja para ndeshjes së sotme

Tanimë është zyrtare, Armando Broja është rikthyer në gatishmëri për ekipin e Chelsea pas dëmtimit të nëntë muajve më parë. Operacioni në gju i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit të Kombëtares, që nuk ka luajtur një ndeshje prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Në përballjen që po luhet sot mes Chelsea-s dhe Aston Villas në "Stamford Bridge", duke filluar nga 16:00, trajneri Pochettino ka të gatshëm edhe Armando Brojën. Mes emrave që janë në stol dhe të gatshëm për t'u hedhur në fushë, është edhe ai i shqiptarit.

Pritet që në pjesën e dytë Broja të aktivizohet nga trajneri, duke parë edhe formën e tij dhe ecurinë e lojës. Kujtojmë se për herë të parë pas nëntë muajve Broja bashkohet me ekipin për një ndeshje zyrtare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente