Armando Broja do të zhvillojë bisedime me Enzo Marescan në Londër për të kuptuar të ardhmen e tij, me Everton dhe Wolves mes të interesuarve për sulmuesin e Chelsea.
Broja mbeti jashtë skuadrës që humbi 2-1 ndaj Real Madridit në stadiumin Bank of America në Charlotte, pavarësisht se nuk kishte asnjë dëmtim.
Një takim që me siguri do të përcaktojë edhe të ardhmen e Brojës, teksa sulmuesi i kombëtares ka disa opsione për të ardhmen. Nga Serie A, Bundesliga apo edhe Ligue I, fansat për të janë shtuar dhe kërkojnë një përgjigje shteruese nga Chelsea.