Armando Broja vlen 60 milionë euro, Sportingu refuzon ofertën e Chelseat për sulmuesin suedez

Armando Broja vlen 60 milionë euro, Sportingu refuzon ofertën e Chelseat për sulmuesin suedez

Armando Broja

Armando Broja vlen 60 milionë euro. Kjo është shuma që Chelsea kërkon për të lënë të lirë 22-vjeçarin e Kombëtares kuqezi. Gjatë kësaj jave, The Athletic bëri me dije se Blutë e Londrës e kanë nxjerrë në shitje sulmuesin, paçka nëse afrojnë ose jo lojtar tjetër për të njëjtin pozicion këtë janar.

Po mediet në Londër kanë shtuar se vlera e Brojës është rritur nga disa muaj më parë, kur Chelsea do kënaqej edhe me 35 milionë euro. Kështu Broja është padyshim lojtari i Kombëtares me vlerën më të lartë në treg dhe klubet e interesuara duhet të bëjnë ofertën e duhur për të.

Vlera e tij në treg mund të jetë edhe një manovër për të larguar zërat nga merkatoja, me West Ham, Fulham dhe Wolves që janë pas sulmuesit kuqezi.

Faximile e lajmit për çmimin e Brojës

Nga ana tjetër, Chelsea është në kërkim të një sulmuesi. Në Portugali njoftojnë se Sportingu i Lisbonës ka refuzuar ofertën e Chelseat për sulmuesin Viktor Gyokeres. 80 milionët e eurove të ofruara nuk kanë qenë të mjaftueshme për të. Një sezon në Portugali ka qenë efektiv për suedezin, që ka shënuar 20 gola dhe 10 asistime në 24 paraqitjet sezonale.

Viktor Gyokeres

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës