Armando Brojën dhe 120 milionë euro, Chelsea 'sakrifikon' shqiptarin për yllin e Serie A

Armando Brojën dhe 120 milionë euro, Chelsea 'sakrifikon' shqiptarin për yllin e Serie A

Armando Broja

Armando Brojën dhe 120 milionë euro për Victor Osimhen. Ky është plani i Todd Boehly, pronarit të Chelseas. Sipas “Football Transfers”, Chelsea është gati të paguajë çdo shumë për të blerë Victor Osimhen nga Napoli. Dihet që londinezët janë në kërkim të një numri 9-ç në merkato, duke qenë se Nicolas Jackson (6 gola në Premier League) nuk po siguron numrat që i duhen Pochettino-s.

Kjo është arsyeja pse Boehly vazhdon të vëzhgojë dhe ëndërrojë Osimhen, duke e parë atë si njeriun e duhur për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemet e Chelseas në sulm dhe më gjerë. Pavarësisht pasigurisë rreth kufizimeve të Fair Play Financiar (FFP), Chelsea është i përgatitur të thyejë rekordin e tyre të transferimit për Osimhen, duke theksuar angazhimin për të bindur sulmuesin nigerian.

Chelsea është duke monitoruar nga afër situatën, madje po mendon të shesë Armando Brojën ose ta përfshijë në operacion për të financuar çmimin prej 120 milionë euro të Osimhen. Sulmuesi nigerian shënoi 26 gola në Serie A sezonin e shkuar për t'i dhënë Napolit titullin e parë pas 33 vitesh dhe shkroi historinë duke u bërë lojtari i parë afrikan që fiton Këpucën e Artë të Serisë A.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demo: 12/12/2023 06:56

    turp. e pska trajtu si kusur

    Përgjigju
  • Vetem premier: 09/12/2023 23:10

    Vetem premier league

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fëmijët vrasin babain në Durrës, a është në krizë familja shqiptare?



×

Lajmi i fundit

Si ta dini nëse një djalë ju pëlqen apo thjesht po luan me ju?

Si ta dini nëse një djalë ju pëlqen apo thjesht po luan me ju?