Armando Cungu jep dorëheqjen nga drejtimi i Laçit

Armando Cungu jep dorëheqjen nga drejtimi i Laçit

Armando Cungu

Laçi u mposht këtë të shtunë 2-1 në Korçë nga Skënderbeu. Fill pas ndeshjes në konferencën për mediet, trajneri i kurbinasve, Armando Cungu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Ai ka shigjetuar gjykimin tendecioz kundër ekipit të tij, teksa shton se është trajner që kalon ture në Evropë dhe jo për mbijetesën. Pas javës së gjashtë në Superligë, vjen edhe largimi i trajnerit shkodran nga pankina e Laçit.

“Kur të jesh në fund të tabelës, nuk ka fjalë të tjera për të thënë. Përtej asaj, do të shoh pozicionin tim, do t’i komunikoj largimin drejtuesve. Nuk jam trajner për mbijetesë, e kam bërë me ekipin e zemrës Vllazninë, edhe vjet me Laçin, por është e pamundur të jem më për mbijetesë. Humbëm këtë ndeshjen sot, një pjesë e parë zhgënjyese totalisht për ne, sikurse golat janë amatoreskë në veprime. I pari në goditje standarte pa asnjë lloj pretendimi nga një ekip si Korça që m'u duk shumë i dobët po që arrijnë të na shënojnë statik.

Nuk dua të diskutoj rastin e penalltisë, por është faull 100% ndaj lojtarit tonë në mesfushë si në disa raste të tjera të tilla. Te momenti i penalltisë që gjuhet, Korça gjen mundësinë që të shoqërojë portierin tonë e ne rrimë e shohim. Kjo nuk është nevoja që një trajner t’ia bëjë të ditur sportistëve, por kjo është situata.

Nuk është deklaratë emotive, është e sinqertë. E kam kërkuar largimin prej dy javëve për të qenë i sinqertë. Nervat ishin momentale gjatë lojës, por tani jam i qetë. Nuk e di pse, është e pamundur, pothuajse grupi i plotë i lojtarëve… Kjo është ndeshja e tretë radhazi që penalizohem me të verdhë, është turp se nuk jam person problematik. Kam luajtur 15 vite si futbollist e kam marrë vetëm një karton.

E për çfarë i marr? Për të drejtat tona. Kemi tre lojtarë me thyerje e trauma me Partizanin, protestojmë për të drejtën tonë dhe marrim të verdhë. Ndërsa edhe pse kundërshtarët ndonëse luajnë në mënyrë brutale, nuk marrin penalitete. Kjo është lojë nervash, unë nuk kam më nerva për lojëra të tilla.

Është një ekip i ri, me problemet e veta. Do të vijë ekipi gradualisht, nuk kam mundësi, ndoshta edhe shëndetësore për arsye stresi që të përballoj. Nuk jam trajner të vë emrin në listë për turp në futbollin shqiptar, për të hedhur ekipin në të dytën. Kam qenë në krye të tabelave, kam kaluar ture si askush më parë në Europë, duke fituar Kupa e Superkupa, në luftë për të fituar trofe. Por nuk mund të vazhdoj më, më vjen keq”, tha Cungu për RTSH në fund të ndeshjes.

Pas javës së gjashtë të Superligës, Laçi me vetëm tre pikë mban vendin e fundit. Tre humbje dhe tre fitore këtë sezon për Cungun në krye të bardhezinjve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori