Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ia ka hapur udhën zyrtarisht ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror Brazil 2014. Kreu i federatës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me futbollistët e ekipit kombëtar dhe ka prezantuar sponsorët që do të mbështesin ekipin përfaqësues në këtë edicion të eleminatoreve.
Fillimisht Armando Duka i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë të FSHF ka zhvilluar një bisedë me futbollistët e ekipit dhe trajnerin Xhani De Biazi, e cila ka zgjatur për disa minuta në kompleskin Topikal në qytetin e Durrësit, aty ku është akomoduar ekipit kombëtar. Duka ka marrë garancinë nga tarjneri italian dhe futbollistët për një ndeshje cilësore që ka për objektiv marrjen e tre pikëve me qipriotët. Më pas kreu i FSHF i ka uruar suksese ekipit dhe të gjithë futbollistëve në ndeshjen e parë përballë Qipros që do të zhvillohet më datë 7 shtator në stadiumin "Qemal Stafa" duke u shprehur se beteja për kualifikueset është mjaft e fortë, por angazhimi është maksimal për një paraqitje dinjitoze.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com