Është përuruar stadium i ri i rikonstruktuar i ekipit të futbollit të qytetit të Fierit . Ka qenë ndeshja midis Apolonisë dhe Adës, e cila ka çelur siparin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’. Ishte një fond i bashkisë Fier dhe i Federatës së Futbollit që bënë të mundur që fierakëve t’u dhurohet një stadium me parametra evropiane .
E vecante tjetër për tifozerinë fierake ishte se ndeshja u zhvillua natën me një ndriçim profesional edhe për ndeshjet ndërkombëtare. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë deputetë si dhe kryetari bashkisë, Baftjar Zeqaj, presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka dhe të tjerë .
Në fjalën e tij presidenti Duka ka përshëndetur tifozerinë fierake. Duka ka përshëndetur bashkinë e Fierit për kujdesin që ka treguar, por edhe presidentin e klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima . Ky i fundit në fjalën e tij është shprehur se është punuar gati 10 vjet për të ndërtuar këtë kompleks. Ndeshja me Adën ka përfunduar me fitoren e Apolonisë me rezultatin 2-0.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com