Armando Vajushi ka shënuar dy herë në kampionatin bullgar në fitoren e Liteks Lovech përballë Botev Vratsa 5-1. Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 4' me Atanasov, pas 2 minutave Milanov barazoi për vendësit.

Armando Vajushi ka kaluar në avantazh Liteksin për herë të parë në minutën e 31'. Më pas ka shënuar edhe Isa me Silvën, ndërsa në fund shkodrani ka shënuar golin e pestë duke vulosur rezultatin në minutën e 65'.

Me këtë dopietë Vajushi ngjitet në kuotën e 9 golave në kampionatin bullgar të futbollit duke treguar se është një nga sulmuesi që shumë shpejt do të jetë pjesë e kampionateve elitare në Evropë.




d.b/shqiptarja.com