Misioni i KFOR-it ka dalë me një shpjegim pas deklaratave të deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.
KFOR thotë se “ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u angazhua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it”.
Më tej ata bëjnë me dije se rasti ishte raportuar në Shtab.
“Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”, thekson KFOR- për gazetën Express.
Misioni ushtarak i NATO-s thotë se “nuk ka asnjë dëshmi edhe në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca”.
Sipas KFOR, për çështjen e kontrabandës është përgjegjëse Policia e Kosovës.
“Për një informim të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës”, theksojnë ata.
Deputetja britanike, duke ngritur shqetësimet për sigurinë përsituatën në verit të Kosovës, tha se për këtë edhe qeveria britanike është në dijeni.
“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”, ka thënë ajo dje.
kshu që Forcat Speciale dhe FSK kanë të drejtë dhe për detyrë të shkojnë në veri, duke qënë se janë përgjegjëse për sigurinë?
PërgjigjuKFOR organizate klienteliste qe nga nje ane nuk do komfrontim dhe do ti marri rrogat qyl e nga ana tjeter ja hedh topin KSF. Nen hunden e NATO dhe KFOR Serbia masaktoi boshnjaket dhe KFOR skishte prova dhe tani ska byth me arrestu por kur e ben KSF thote se nuk eshte keshilluar me ne
Përgjigju