POGRADEC- Gjatë mesditës së sotme, teksa po luanin, 2 fëmijë të mitur kanë gjetur 2 armë zjarri, kallashnikov në një banesë në Pogradec pronari i së cilës jeton në emigrim prej vitesh, në Angli.
Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa dyshohet se armët janë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë, në të cilën kalojnë njerëzit e lagjes.
Teksa kanë nisur hetimet, janë siguruar dhe kamerat e një banese për t’i hedhur dritë ngjarjes dhe për të zbuluan personin qe ka hedhur armën në banesën e mbyllur.