Armë zjarri apo spraj?/ Luan Baçi në Studio Live: Polici e hapi xhaketën si kaubojs dhe vuri dorën në pistoletë! Poli Hoxha: Të vërtetën e tregojnë hetimet

Përplasja e sotme në parlament e deputetëve të PD-së ndaj Gardës ku pjesë mori edhe FNSH u diskutua në Studio Live me një nga protagonistët e kësaj përplasje deputetin Luan Baçi dhe analistin Poli Hoxha.

Baçi sqaroi për Arbër Hitajn se çfarë ndodhi me atë rastin e përfolur ku ndaj tij pretendon se një prej FNSH-së nxori armën e shërbimit.

'FNSH ishin brenda territorit të parlamentit. Për mua e qartë sepse në parlament nuk funksionon rregullorja, por urdhrat verbalë me telefon. Çfarëdo gjëje mund të pritet në këtë shtet dhe qeveri. Situata e sotme ishte e paprecedentë. Ne të përjashtuarit pa asnjë lloj përjashtimi, në vazhdën e presionit që duan ta mbajnë ngritur. Kemi ikur për të dalë tek dera e jashte dhe aty ishte garda dhe FNSH. E kishin zënë derën dhe nuk na linin. U kthyem prapa dhe menjëherë na rrethuan FNSH. Këtej kishim polic dhe gardistë dhe këtej FNSH.

I thashë çfarë keni dhe kam vënë douart te skafandra duke e shtyrë. U agravua, reaguan ashpër dhe mimika e tyre ishte me urrejtje. Polici përballë më pa drejt në sy dhe më tha kudjes dhe e hapi xhaketën si kaubojs dhe vuri dorën në pistoletë dhe e nxorr në gjysëm dhe ia hodha kapelen nga koka. Një këshillë, shikojeni me kujdes keni një detaj. Jepni dy fotot, të parën dhe pastaj të dytën. Është një këllëfë pistoletë te e para. Te e dyta është pa këllëf është spraj. Ishte me këllëf pistolete atje. Mashtrim i policisë së shtetit. Për këtë më vjen keq.

Polici që është aty nuk është rastësisht. Është me urdhër aty. Pse nuk nxjerrin policing nga koka te këmbët. Nuk ka sulme personale. Ishte një pistoletë drejtuar opozitës. Kushdo mund të kishte aty një fat të tillë. Ky polic u tregua i fryrë dhe i trimëruar nga shefat e vet. Kjo ka kaluar kufijtë e paligjshmërisë.'

Nëse ishte armë pistoletë apo spraj, Poli Hoxha nuk i beson as variantit të policisë as variantit të Luan Baçit por pret hetimin e drejtësisë.

'Pikë së pari është skandaloze futja e fnsh kur pamë një situatë që nuk ishte për forca speciale. Është territory i gardës. Dhe më e rëndë kur garda thotë nuk kërkuam ndihmë. Kështui dhe protokolli. Kurse për rastin konkret nuk di çtë them. Është e paqartë, nuk dua të bëj ekspertin. Po ja lë hetimit. Faktikisht është shumë e kollajtë të verifikohet. Zoti Baçi ka qenë edhe në efektet e një përplasje atje, por nga ana tjetër nuk kam aspak besim tek policia e shtetit. Për fat të mirë vetë grupi parlamentar i PD kanë bërë një denoncim në SPAK për këtë situatë. Hetimet me përvojën që kam janë shumë të thjeshta. Regjistrohen kur dalin në shërbim forcat speciale. Regjistra ngelin kush ka armë çfarë numri. Një hetim i saktë e zbulon nëse kishte armë apo jo. Nuk jam i prirur të besoj njoftimet e policisë. Vetëm hetimi mund ta ndaj këtë gjë.'

Baçi më tej vijoi duke thënë se forcat e FNSH u larguan me qëllim për të fshehur atë policin që kishte armën.

'Hyrja e tyre ishte e qëllimshme. Situata u agravua së tepërmi. Deputetët u irrituan me policin që nxori armën dhe dolën nga sytë këmbët nga territori i parlamentit. Një turmë e FNSH që u vunë në rresht dhe u larguan. Ikën nga frika. Ka një frikë një polic me skafandër me mbrojtëse përballë një deputeti me xhaketë veshur. Ishin 100 forca dhe ne 20 deputetë. Ikja e tyre e qëllimtë që të mos kapej polici. Ikën nga sytë këmbët për të mos gjetur armët.'

'Kam kritika shumë të forta për gardën. Sot mbrojtën veten, jo ne. Sepse u shkelën territorin, sepse mund tu binin dhe atye se civil ishin aty ata. Të mundohemi të jemi korrekt. Sot ka qenë rast i paprecedent.'

Ndërsa Poli Hoxha duke e parë situatën në tërësi, thekson se Rama po bën një lojë me opozitën duke i dërguar forca të shumta policie grumbullimeve të tyre.

'Erdhën pasi u zhvendosën ata pak veta tek bashkia. Por që është urdhër politik i jap të drejtë zotit Baçi. Ka qenë urdhër politik i ardhur nga ministri i brendshëm. Mendoj dhe nga Edi Rama. Por nuk është hera e parë. Mua më kujtohet protestat e opozitës e 2019, kur mbushej 50 mijë veta, dhe Edi Rama i nxirrte përpara police femra, për ti zhvlerësuar. Janë 28 29 protesta te bashkia, ka 30 veta dhe 1 mijë polic. I shikon fshehur prapa, hyjnë dhe dalin nga furgonat. Edhe kur janë protesta Rama e bllokon Tiranën.

E bën për të treguar se diçka po ndodh se jemi dy palë që po luftojmë. Është një bonus që u jep. I intereson. Nuk do opozitë tjetër. Tu tregoj ndërkombëtarëve shikoni çfarë kam përballë. Si përfitim futja e tyre krijon lajm. Janë muhabete që bëjnë kot. Janë të pafuqishme. Nuk iu vjen as njerëzit e tyre. Kjo pafuqi krijon nervozizëm, dëshpërim. Të sjell edhe ato skenat e Dash Sulës, që hidhej andej dhe bënte shaka me socialistët. Duhet një farë force. Nëse kanë 10 mijë veta jashtë gardhit kthehet gjëja në serioze. Ka hipokrizi sepse para dy muajsh duke qeshur, u përqafuan dhe mbyllën listat.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 17/10/2024 19:20

    Terroristat e kombit shqiptare kto parlamentaret ne kuvendin shqiptare vari lesht Jane bere te bajatshem

    Përgjigju
  • Luku: 17/10/2024 18:58

    Kjo bande harbutesh nuk u ngrit asnjehere ne lartesine e nje partie te demokracisë perendimore . Mblodhi llumin e shoqerise dhe me te njejten metodologji po vepron qe nga lindja e saje . Kurre nuk na perfaqsoi

    Përgjigju
  • Eri: 17/10/2024 18:54

    Kush e ndyen armen me ty mo spiun sigurimi!

    Përgjigju
  • Luani: 17/10/2024 18:07

    Pse kam përshtypjen nga pamja e Baçit më duket si fytyrë spiuni 80 Lekësh të vjetra!

    Përgjigju
  • Tedi: 17/10/2024 18:03

    Luan nese del jo e vertete se polici kishte are ate here do jesh molehill me Salianjin per mashtrim public mbi policine e e shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasjet në Kuvend, a jeni dakord me mënyrën se si po proteston opozita?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e liderit të Hamas/ Netanyahu: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar

Vrasja e liderit të Hamas/ Netanyahu: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar